Ushqimet e “Nanë Kosovës” tash edhe në Gjermani, ish-ushtari i UÇK hap restaurant atje

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, ka hapur një restaurant në Gjermani. 

E veçanta e këtij restauranti është fakti se menuja bazohet në ushqimet tradicionale shqiptare.

Lokali ndodhet në qytetin e Nurmbergut dhe quhet “Dolce Vita”.

“Me pak se nje muaj Dolce Vita po behemi shembull i jashtezakonshem i mikritjes bujare Shqiptare dhe sherbimit profesional duke fitu besimin e Shqiptareve ne Gjermani konkretisht ne qytetin e Nurnbergut. Sonte kishim per dark te fund vitit Kompanin e mirnjohur Shqiptare BAU & GARDEN per qka jam mirnjohes dhe falenderues per besimin ne perzgjedhjen e restaurantit me ushqime Tradicionale Shqiptare Dolce Vita”, shkroi Hyseni.

Lexo edhe:  Alpinistët serbë u shpëtuan në Malin e Jezercës, Policia nxjerr pamjet: 50 forca shkuan në terren