Ura mbi lumin Ibër do të testohet sërish, kësaj here nga ekspertë të BE-së
Së shpejti do të bëhet sërish testimi i kapacitetit mbajtës të strukturës ekzistuese të urës mbi lumin Ibër edhe nga ekspertë të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës kishte hartuar një raport ku konkludohej qartë se struktura e urës është stabile dhe funksionale, shkruan Jepi zë
Ende nuk dihet për çfarë arsye po realizohet kjo vizitë dhe çfarë mund të fshihet pas saj – dhe nëse do të pasohet nga ndonjë kusht i mundshëm për shtetin tonë.