“Uniteti” me plotë profesionalizëm mirëmban rrugët dhe trotuaret në Vushtrri
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” me dinamikë të lartë ka vazhduar mirëmbajtjen e rrugëve në Vushtrri.
“Uniteti” ka njoftuar se është bërë fshirja dhe larja e trotuarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan o2Press.com
“Gjithmonë në shërbimin tuaj”, është motoja e punës së “Uniteti”-t.
Më poshtë njoftimi i plotë:
KRM “Uniteti”, njësia operative në Vushtrri, vazhdoj me dinamikën e rregullt të larjes dhe fshirjes të rrugëve dhe trotuareve në vende të ndryshme të qytetit të Vushtrrisë.
Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi nga aktiviteti.
Gjithmonë në shërbimin tuaj.