UNITET-i zhytur në borgje: 4.5 milion vetëm në ATK, asambleisti kërkon raport dhe të dihet sa punëtorë punojnë në kompani

Kompania për grumbullimin e mbeturinave UNITET-i në Mitrovicë po përballet me probleme të vazhdueshme, si ato financiare dhe ato organizative.

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës u trajtuan shumë probleme që po kalon kjo ndërmarrje.

Asambleisti Fadil Veseli në fjalimin e tij befasoi duke thënë se nga kjo kompani është kërkuar raport me vite të tëra por nuk është ofruar, poashtu Veseli u shpreh që përmes raportit kërkon të dihet edhe numri i punëtorëve që punojnë.

Ndërsa drejtori Elvis Feka, në këtë mbledhje tregoi se kompania është e zhytur shumë në borgje.

Sipas tij vetëm në ATK, UNITET-i ka borgje 4.5 milion euro, dhe potencialisht në aspektin e buxhetit konsiderohet si kompani e falimentuar.

Në këtë mbledhje u fol edhe për tarifën e cila paguhet ndryshe në tri qytete, ndërsa si vendim më i qëlluar është ndarja e kësaj kompanie.

Lexo edhe:  Vetaksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vetura godet rrethojat e rrugës