Aksion i policisë së Kosovës, 8 persona vihen në pranga e dërgohen në burg  

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion për realizimin e urdhëresave të Gjykatës për personat në kërkim ku janë arrestuar tetë persona dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia ka arrestuar tetë personat në lokacione të ndryshme dhe nuk dihet nëse rastet kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.

Fushë Kosovë, Podujevë, Gllogoc, Prishtinë, Vërmicë e Skenderaj janë lokacionet ku të kërkuarit janë gjetur nga policia dhe nga aty janë dërguar në burgje për vuajtjen e dënimit.

Më poshtë lexoni detajet e dhëna nga policia:

REALIZIM I URDHËRESËS

· Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 20.03.2023-10:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

· Fsh. Llapashticë, Podujevë 20.03.2023-09:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

· Gllogoc 20.03.2023-14:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës.

· PKK, Vermicë. 20.03.2023-16:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Smrekonicës.

· Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë.20.03.2023-21:01. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Smrekonicës.

· PKK, Vërmicë. 20.03.2023-22:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Smrekonicës.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Lexo edhe:  Dorasi thotë se u pagua nga Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij

PKK Vërmicë. 20.03.2023-21:30. Në bazë të urdhëresës të lëshuara nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Prizrenit.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 20.03.2023-14:25. Në bazë të urdhëresës të lëshuara nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës