Ulqin: Shpëtohet një fëmijë katër vjeçar nga Kosova derisa era ia fryu dyshekun prej gome

Në Plazhën e Madhe në Ulqin dje është shpëtuar një fëmijë katër vjeçar nga Kosova.

Roja detare, Edis Sijariq, në orën 09:35 ka marrë informacionin se një erë e fortë nga lindja e ka tërhequr zvarrë një shtetas të Kosovës katër vjeçar, i cili ndodhej në dyshek gome.

Notarët kanë tentuar të notojnë tek fëmija i rrezikuar, por rrymat e forta të detit nuk i kanë lejuar në atë moment dhe dysheku është larguar nga bregu afërsisht tre kilometra drejt Ada Bojanës.

“Me përdorimin emergjent të skuterit special të shpëtimit UPSUL, shpëtimtari Sijariq për vetëm pak minuta arriti në pozicionin e fëmijës me dyshek dhe e evakuoi atë me ndihmën e Enes Skënderoviqit, i cili arriti të notonte me të gjitha forcat”.

“Djali u shpëtua në momentet e fundit, sepse ekzistonte rreziku që deti i turbullt të përmbyste dyshekun dhe pyetja është nëse shpëtuesit kanë pasur kohë të reagojnë në kohë”, njofton UPSUL, shkruan Vijesti.

Lexo edhe:  Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë