Ulqin: Rrahje brutale me shkopinj druri, pushuesit mbesin pa fjalë (VIDEO)

Situatë jo edhe e këndshme ka ndodhur dje në Ulqin rreth orës 04:00 të mëngjesit e cila edhe ka shqetësuar turistët që kanë qenë në vendngjarje. Një rrahje mes dy të rinjve me shkopinj druri ka lënë pa fjalë pushuesit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa një person shihet duke e goditur me shkop tjetrin.

Derisa njëri goditet me shkop, nis të vetëmbrohet, por më pas situata fillon të agravojë dhe fillojnë të dy të goditen me grushte.

Sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesi në redaksinë e Sinjalit, shihet se aty përreth ka pasur të pranishëm, por që të njëjtit nuk kanë marrë iniciativën për t’i ndarë personat në fjalë vetëm se dëgjohen disa të bërtitura.

Sinjalizuesi bën të ditur se të dy personat kanë qenë në ndikim të alkoolit.

Lexo edhe:  KEDS zë 500 persona duke e vjedhur rrymën