U tha se ka baktere të rrezikshme tek “Wudy”, shprazën raftët në markete!

Sot gjatë ditës Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar konsumatorët për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm që ndodhet në salsiçet Wudy që shiten në Shqipëri e Kosovë.

AKU përmes një postimi në Facebook ka theksuar se gjithçka ka ndodhur pas njoftimit nga sistemi RASSF i Bashkimit Evropian në lidhje me sigurinë ushqimore, përcjell Sinjali.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.

Ndërkohë 02Press merr vesh se vetëm ka filluar zbatimi i thirrjes së AKU-së.

Në një nga qëndrat tregtare, hapësira e rezervuar për salçiqet Wudy shihet e zbrazët.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në Prishtinë