Prekë Kodra drejtpërdrejt në emision: Vetëm këtë familje e njoh në Kosovë

Prekë Kodra, njeriu i cili dyshohet se ka planifikuar atentate ndaj kryeministrit Albin Kurti është futur drejtpërdrejtë në një emision televiziv.

Ai ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk e id për çka bëhet fjalë. U shpreh se nuk është snajperist, por thjesht një gjuetar.

Megjithatë, ai tha se gjatë marrjes në pyetje nga policia, është pyetur për dikë me mbiemrin Kelmendi, por se nuk ua di emrin atyre.

Gjithashtu, ai shtoi se vetëm një familje e njeh në Kosovë, teksa nuk shtoi detaje.

“Më kanë arrestuar në Doganë në Kukës, aty në atë doganën që shkon për në Kosovë. Më kanë marrë pyetje në Prizren pasi më kanë çuar aty. Atje më kanë marrë në pyetje, më kanë futur në dhomat e izolimit. Unë s’po kuptohesha mirë se për çka bëhet fjalë. U hupa se nuk e di pse po më ndodh mu ajo gjë, dyshohesh për falsifikim parash”, tha ai.

“Më kanë pyetur gjatë ndejës aty në Doganë, disa unë nuk e dija kush janë e cfarë strukturash, disa persona se mua nu kmë intereson se cka janë ata e s’i mbaj mend as tash, kelmendi a ku di unë, me mbiemra e emra. Unë në Kosovë e njoh vetëm një familje që shkoj rregullisht. Me mbiemër Kelmendi, nuk më kujtohet emri, dhe për disa emra të tjerë. S’më intereson asnjë emër”, theksoi ai në T7.

Lexo edhe:  Edhe një barrikadë në veri, bllokohet ura tek fshati Lisicë