U përfshi në një rrahje ditën e Bajramit, suspendohet zyrtari policor

Polici Flamur Keka, i cili dyshohet se është përfshirë në një rrahje mbrëmjen e së shtunës, është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor.

Sipas IPK-së, suspendimi i tij është bërë për 72 orë, ndërkaq janë duke vazhduar hetimet.

Rrahja kishte ndodhur në ditën e festës së Bajramit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një lokal në Kamenicë.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes vete katër meshkuj kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”.

“Me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, sot i jepet lamtumira e fundit