Personi që theri veten në sheshin ‘Skënderbeu’ është shtetas i Shqipërisë, humbi vetëdijen si pasojë e plagëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në sheshin ‘Skëndërbeu’ në kryeqytet, ku një person ka therur veten me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që lëndoi veten e tij është shtetas i Shqipërisë, M.H., rreth 45-vjeçar.

Sinjali mëson se si pasojë e plagëve, 45-vjeçari kishte humbur vetëdijen në vendin e ngjarjes, ku u gjet nga ekipi mjekësor i Emergjencës të cilët i dhanë ndihmën e parë.

Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.

Burimet brenda QKUK-së bëjnë të ditur se gjendja e tij është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori 51-vjeçar i një kompanie në Suharekë