U kthye nga Gjermania, sot shet djathë në Mitrovicë

U kthye në vendlindje 22 vite më parë. Jetish Halili, dikur jetoi në Gjermani, por më vonë vendosi që të rikthehet aty ku ka lindur e është rritur.

Me tu kthyer në Kosovë ai vendosi të shesë djathë dhe produkte të tjera të bylmetit.

Madje, 75-vjeçari nga Mitrovica bën edhe shitjen e një lloji zë veçantë të djathit.

Me punën që bën mundohet të sigurojë një jetë më të mirë për familjen.

Njëjtë si 75-vjeçari, edhe fëmijët e tij e duan Kosovën, ani pse kanë lindur e janë rritur jashtë vendit.

Lexo edhe:  Kuvendi sot pritet t’i shqyrtojë dy projektligje me procedurë të përshpejtuar