U kapën me substanca narkotike, arrestohen dy persona në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Skenderaj për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.

Të dyshuarve iu është gjetur lëndë narkotike “në sasi prej 7.3 gram, dy grinder dhe një pako me rizla”, thuhet në njoftimin e policisëë.

“Arrestimi i dy të të dyshuarve është realizuar pasi gjatë kontrollit tek te njëjtit  është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike në sasi  prej 7.3 gram, dy grinder dhe një pako me rizlla”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore

Lexo edhe:  Dyshime për varreza ilire, persona të panjohur gërmojnë në një pronë private në Suharekë