Hajnat bëjnë kërrdi në Ferizaj: Vjedhin para, stoli ari, armë e fishekë në një shtëpi

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një armë, para të gatshme dhe një sasi stoli ari

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme  dhe një  sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Nisin hetimet nga policia pas vdekjes së gruas nga Rahoveci që raportoi burrin dhe vjehrrin për dhunë në familje