U kap “mat” me Shpatin, Nita Latifi zbulon se çfarë po ndodh mes tyre

Nita Latifi ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”.

Ajo mbërriti deri në gjysmëfinale e u përfol edhe për një marrëdhënie me Shpatin, moderatorin nga Kosova, me të cilin njihej prej vitesh.

Pas eksperiencës nga “BBv”  ajo u pa në një hotel me Shpatin, ish-banorin e shtëpisë së famshme, duke nxitur zërat se mes tyre mund të kishte një lidhje.

Megjithatë, këto zëra i hodhi poshtë vet ajo. Në një intervistë, për herë të parë ajo tha që takimi me Shpatin ka qenë për arsye pune, pasi ai do të jetë pjesë e klipit më të ri të Nitës.

“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, shtoi Latifi.

Lexo edhe:  Ambasada gjermane reagon për skandalin e Visametric, tregon kujt do t'i kthehen nga 30 euro