U identifikua si zjarrvënës në Kodrën e Minatorëve – Arrestohet i dyshuari pas disa orësh kërkimi, përfundon në ndalim prej 48 orësh(EMRI)
Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më 26 korrik 2025, rreth orës 15:45.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për zjarrvënien është Zenun Mustafa, rreth 42-vjeçar, i cili fillimisht ishte në arrati, por rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia.
Pas lokalizimit të zjarrit nga zjarrfikësit dhe intervenimit të Policisë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit “Zjarrvënie”.
Mustafa është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.