Aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, pesë të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër, ku për pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.

Lexo edhe:  Dafina Zeqiri mahnit me pozat e reja nga pushimet