‘U godit nga eskavatori’, Policia del me detaje për vdekjen në Qirez të Skenderajt

Një person është arrestuar dje si i dyshuar për vdekjen e 66 vjeçarit në një gurthyes në Qirez të Skenderajt.

Policia ka konfirmuar se viktima ishte goditur nga ekskavatori.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Autosalloni që iu vendos bomba me telekomandë në pronësi të vëllezërve Andi dhe Ardi Pajaziti