U godit nga çiklisti derisa po kalonte rrugën në Vushtrri, sllovenja pëson frakturë në dorë

Një sllovene ka pësuar lëndime në Vushtrri mesnatën e së hënës, pasi që u godit nga një çiklist, derisa ishte duke e kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësor.

Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, dhe sipas mjekëve ka pësuar frakturë në dorën e djathtë.

 

Lexo edhe:  Dënohet me 10 vite burgim mësuesi që vrau me 13 plumba babanë e nxënëses për hakmarrje në Pejë