“U bëra nënë për herë të parë, nuk kam fjalë ta përshkruaj” flet 52 vjeçarja nga Prishtina

Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin emocionues e ka ndarë në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja.

Lexo edhe:  Policët Shqiptarë në Amerikë dorzojnë çekun 60 mijë dollarë, për familjen e Afrim Bunjakut