“Tu çel goja, ruaje se të vyen…”, vazhdohnë ofendimet në Big Brother

Po vazhdojnë të dëgjohen debatet skandaloze ku përdoret gjuha vulgare brenda shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, format ky i cili vetëm para gjashtë ditësh numëroi plot 550 milionë shikime, raporton Gazeta Sinjali.

Debatit të rëndë Lumbardhit e Ganiut, ky ku i fundit dyshohet se e zhvilloi në gjendje të rëndë emocionale e i dehur, teksa bërtiste e godiste me të madhe tavolinën, i është bashkangjitur edhe një debat i vogël por me ofendime të mëdha mes Albyt e Santianës.

“Llaka, llaka, shyqyr t’u çel goja. Ruaje, se të vyen”, i tha Santiana.

“M’vyen shumë, ke me e pa”, iu përgjigj Alby.

“Përdore edhe për me fol, jo veç për me…“, ofendoi Santiana duke lënë të nënkuptohet diskutimi për ish-profesionin e Albyt.

“Ta tregoj unë ty shembullin tim, ke me e marr vesh”, iu përgjigj Alby, teksa kujtoi fjalinë e Santianës drejtuar asaj se shkaku i ish-profesionit prej aktores së filmave për të rritur Alby nuk është shembull për vajzat shqiptare.

Kujtojmë se së fundmi Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e 11-të i ka shqiptuar “Klan Kosovës” gjobë prej 5 mijë euro, pasi ka gjetur se është transmetuar gjuhë vulgare dhe ofenduese para kufizmit të kohës në emisionin “Big Brother Kosova”.

Lexo edhe:  Blero thotë se nuk do të këndojë më