Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, në finalen e spektaklit televiziv “DWTS” ka konfirmuar lajmin e ëmbël.

E veshur me një fustan të kuq, artistja i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël.

Ngacmimit të moderatores së spektaklit nëse ishte vajzë apo djalë, Olta i është përgjigjur duke thënë se ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjes, por është e lumtur që ajo është shëndosh e mirë.

Bora: Shihni sa e bukur që është. Tani më thoni kush ja jep këtë lloj bukurie kësaj gruaje?

Olta: Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.

Bora: A duhet të marrë ndonjë nga këto tullumbacat rozë apo jo?

Olta: Unë nuk e di. Do të doja shumë që të ishte rozë, por nuk e di akoma. Kam vendosur të mos ta zbuloja ende gjininë. E rëndësishme është që është i shëndetshëm.

Lexo edhe:  U kritikua pasi mbajti flamurin serb – vjen kundërpërgjigja nga Rita Ora