Trotineti elektrik përplaset për veture në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një trotineti elektrik dhe një veture në Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes xhami i veturës është thyer, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.

Për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Lajm i trishtë: Vdes në moshën 35 vjeçare mitrovicasja Fatmire Smakiqi, la pas vetes 4 fëmijë, një foshnje 6 muajshe