Trotineti elektrik përplaset për veture në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një trotineti elektrik dhe një veture në Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes xhami i veturës është thyer, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.

Për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Shaban dhe Habibe Feka tregojnë se si e kuptuan lajmin për vdekjen e djalit në Itali, dhe si e morën vesh për vdekjen e tij