“Treni Bullgar’ dyshohet fort të jetë përdorur në Gjakovë nga Vetëvendosje, prokuroria i ka provat

Dy fletvotime të kopjuara çka dyshohet fort të jenë evidencë për atë që njihet si “treni bullgar” veçse i ka në duar prokuroria e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

Që të dy fletvotimet në fjalë, që dyshohet të kenë nisur rrjedhën pasuese të “trenit bullgar” që tashmë prokuroria po i heton, janë ‘votë’ për Vetëvendosjen dhe kandidatët e kësaj partie nga Gjakova.

Dyshimet e para ndaj këtij fenomeni manipulimi zgjedhor i pati dhënë nga Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës.

Nacionale merr vesh që dje në shkollën “Zekeria Rexha” shkuan policia hetuese dhe prokuroria për të verifikuar dyshimet e mëdha për këtë fenomen.

Aty u rastisën dy të tilla ‘fletvotime’ me votë për VV-në.

Megjithatë, burime të tjera thonë edhe se “interesante” është që prokuroria ka nxjerr dy fletvotimet por se kutia ku janë gjetur nuk është hequr si e tillë.

Si nisën dyshimet?

Hajdar Beqa nga PDK të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, tha se vëzhguesit e partisë kanë raportuar se ka dyshim të bazuar për fenomenim në fjalë.

Kjo ngase, sipas tyre, Vetëvendosja rezultonte të ishte e mbivoztuar.

“Ftojmë organet e Drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti dhe presim që shkelësit e Ligjit Zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi”, shkroi deputeti Beqa.

Media “Klan Kosova” dje publikoi pamje nga momenti i nisjes së hetimeve për dyshimet e të ashtuquajturit “tren bullgar” ku edhe kishte zbarkuar prokuroria, por nuk raportoi të ishin esktraktuar prova mbështetëse.

Bilanci aktual i votimeve në shkollën “Zekeria Rexha” del të jetë kështu:

Vetëvendosja: 1 mijë e 744 vota (58.37%)

Lexo edhe:  Shtrenjtohet mishi me të madhe: Nga 7.5 sa ishte, kilogrami shkon deri në 13 euro

AAK: 420 vota (13.82%)

LDK: 405 vota (13.33%)

PDK: 205 vota (6.75%)