Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Mëngjesi pritet të jetë relativisht i ftohtë dhe me mjegull nëpër disa lugina dhe ultësira, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Z pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave, por pa reshje atmosferike. Vranësira ditore priten në shumë pjesë të Shqipërisë, por pa reshje, ndërsa më shumë intervale me diell priten në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës. Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë në tërë rajonin, ndërsa nëpër lugina me mjegull.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, ndërsa temperaturat nuk shënojnë ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Do të vazhdojë moti stabil, ndërsa rrymimet ajrore nga jugu do të fillojnë të fuqizohen sidomos me afrimin e festës së Fundvitit.

Lexo edhe:  Reduktimet e energjisë vazhdojnë edhe në vitit