Trendafilova takohet “tinëz” me studentë midis Prishtinës

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova është duke qëndruar në Kosovë dhe këtë e kanë konfirmuar dhomat e Specializuara në Hagë, teksa kanë mohuar takimin e saj me kryeministrin Albin Kurti.

Gazeta Blic merr vesh se Trendafilova sot zhvilloi një takim me studentë në njërin nga hotelet e Prishtinës, saktësisht gjatë orës 15:00.

Ky takim me studentë, siç mëson Gazeta Blic është bërë nën organizimin e “YIHR” (Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut).

“Trendafilova sot ishte në Prishtinë dhe në “Hotel Sirius” zhvilloi takim me studentët rreth orës 15:00″, ka konfirmuar ky burim.

Lidhur me këtë Gazeta Blic ka kontaktuar edhe drejtuesit e organizatës “YIHR”,por deri në kohën e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë Gazeta Blic merr vesh e Trendafilovës, do të qëndroj edhe nesër në Kosovë dhe pritet të vizitoj një nga institucionet ndërkombëtare në vend.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata Speciale ka bërë të ditur se pas situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Ndërsa, vizitën në Kosovë e sheh si një arsye për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë.

Sipas Trendafiloves, “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.

Prandaj, në interes të sigurisë publike, është marrë vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit.

Protesta e PSD-së: Kryetarja e Speciales anulon takimin në Gjilan, do ta zhvillojë online

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndahet nga jeta infermierja e QKMF-së në Viti