Plas sherri mes dy anëtarëve të LGBT, 33-vjeçari denoncon se u ngacmua seksualisht për tri vjet nga një burrë

Rastet e ngacmimeve seksuale në vendin tonë janë të shpeshta dhe të dyshuar janë persona edhe të moshave të reja, por edhe të shtyra. Për një rast të tillë që dyshohet se po ndodh që disa vite, kanë nisur hetimet pas denoncimit të një 33-vjeçari.

Këtë herë, burimet nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për dy anëtarë të komunitetit LGBT, të cilët janë futur në sherr, pasi njëri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tjetrin që rreth 3 vite. Shqetësimi që i dyshuari R.A., ia ka bërë viktimës e ka detyruar këtë të fundit të kërkojë ndihmë nga Policia.

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, përveç ngacmimeve, i dyshuari ka nxitur edhe urrejtje ndaj viktimës, prandaj ai ka vendosur të mos hesht më.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim seksual” dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit, teksa hetimet do të nisin për mbledhjen e informatave që provojnë denoncimin e viktimës. /Gazeta Sinjali

Lexo edhe:  Vdes gjinekologu i njohur nga Kosova