Tre persona bëhen llom mes vete në Fushë Kosovë, njëri nga ta në gjendje të rëndë

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Tregun me shumicë në Fushë Kosovë, ku tre persona janë rrahur mes vete.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur shkaku i një fjalosjeje ku ndër të tjera ishin përdorur edhe ofendime mes njëri-tjetrit. Si pasojë e përleshjes, tre të dyshuarit janë dërguar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, teksa njëri prej tyre ka pësuar lëndime serioze.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar tre personat të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ngarkohen me veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar dhe do të hetohet për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një burrë në një motel të Vushtrrisë