Trajkoviq: Radojçiqit i frikësohet Beogradi dhe Prishtina, ai di shumë gjëra për të dyja palët
Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq duke folur për terroristin famëkeq tashmë të kërkuar edhe ndërkombëtarisht nga INTERPOL-i, për udhëheqjen e sulmit paraushtarak në Banjskë, thotë se nga ai edhe Beogradi edhe Prishtina “kanë çka frikësohen” duke pretenduar se “di shumë gjëra”.
“Vuçiq nuk dëshiron ta arrestojë Radoiçiqin sepse ka pasur një marrëveshje me të. Si autoritetet e Prishtinës ashtu edhe ato të Beogradit e perceptojnë Radoiçiqin si rrezik për të folur për atë që di për të dyja”, ka thënë ajo, siç e citoi KoSSeV.