Tragjike: Shpërthim në një shtëpi në Klinë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në Klinë mbrëmë rreth orës 21:20.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se viktima është gjetur në brendi të shtëpisë pa shenja jete.

“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Rahovec: Qytetari i gjen 10 mijë euro, i dërgon në polici për t’iu kthyer pronarit