Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot na pret mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ende në disa rajone priten rrebeshe intensive dhe ndonjë shtrëngatë e fuqishme kalimtare.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në Luginën e Preshevës, Maqedoninë Veriore. disa vise kontinentale të Shqipërisë dhe veri të Malit të Zi priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende pritet ndonjë shtrëngatë e fuqishme kalimtare.

Edhe e pasdita e së premtës pritet të na sjellë shtrëngata lokale, ndërsa nga e shtuna përmirësim substancial i motit. Fillimisht nuk do të jetë shumë nxehtë dhe priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike dhe pa zhvillime të ndonjë rrebeshi.

Nga e diela na pret mot i vërtetë veror. Pritet mot stabil dhe me rritje progresive të temperaturave. Gjatë javës së re në Kosovë temperatura maksimale fare lehtë mund të arrijë deri në 37 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri deri në 40 gradë Celsius./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi dhe kërcënoi dy persona në një parking në Prishtinë