Tragjike në Shqipëri, raportohet për 8 të vdekur në një aksident trafiku
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, rreth orës 4:00 ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.
Nga ky aksident raportohet se kanë humbur jetën 8 persona, të cilët dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës, shkruan TCH.
Nga fotot e marra në vendngjarje, makina shihet e shkatërruar plotësisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.