Policia konfirmon therjen me thikë në Mitrovicë, jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin fillestar të Klankosova.tv, lidhur me një incident me thikë të ndodhur sot në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, bëri të ditur se rreth orës 11:45 është pranuar një informatë për një person të lënduar.

“Sipas të dhënave fillestare, viktima – mashkull kosovar – ka kërkuar trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, tha Zaiti.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Vogëlushes nga Mitrovica i kthehet negativ rezultati i analizave nga Turqia, nuk vuan nga sëmundja e rëndë