Tragjike, hendbollisti turk gjendet i vdekur nën rrënoja së bashku me djalin e tij pesë vjeçar

Bota e hendbollit është tronditur të martën me lajmin se kapiteni i Përfaqësueses së Turqisë, Cemal Kutahy është gjetur i vdekur nën gërmadha së bashku me të birin e tij, Çinarin pesëvjeçar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Hendbollit të Turqisë, e cila ka njoftuar se kërkimet po vazhdojnë për gruan e tij shtatzëne.

Kutahy 32-vjeçar ka jetuar në qytetin Antakya, i cili është goditur nga tërmeti i fuqishëm në fillim të javës së shkuar.

Ndërkohë, kërkimet po vazhdojnë për gruan e tij, Pelin dhe vjehrrën Nurten, të cilat janë ende nën rrënoja.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Pas një sëmundje të rëndë vdes i riu nga Skenderaj