Tragjike: Gjendet e vdekur një vajzë në skaj të rrugës Ferizaj – Babush

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën Ferizaj – Babush, ku një person është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një vajzë në moshë të re dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë kanë dalë njësitet policore dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Lexo edhe:  Zhegrova i bën vetës një dhuratë, makinën ‘Ferrari’ që kap vlerën e gjysmë-milioni