Tragjike: 19 vjeçari vdes në aksident trafiku dhe pesë persona tjerë lëndohen

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar major i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.

Bëhet e ditur nga mediat lokale se i vdekuri 19 vjeçar është Lorent Trena

Lexo edhe:  Skandal në Podujevë, një librari ‘frynë’ çmimet e librave dhe nuk lëshon kupon fiskal