Tragjedi: Vdes Enes Beka, sot do të nisej për trajtim në Turqi

Është ndarë nga jeta Enes Beka, 29-vjeçari nga Vushtrria për të cilin kërkohej ndihmë monetare për shërim jashtë vendit.

Enesi kishte muaj që po trajtohej në QKUK, pas disa operacioneve në zorrë.

Ai do të nisej sot për trajtim mjekësor në Turqi, por fatkeqësisht ishte jetëshkurtër.

Enesi ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe foshnjën 4-muajshe, të cilën nuk e takoi dot.

Për sigurimin e ndihmave për të ishin mobilizuar mijëra qytetarë vullnetmirë.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në spitalin “Royal Medical”, hajnat hyjnë me sëpatë dhe të maskuar