Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Reshjet e shiut sipas parashikimeve do të fillojnë gjatë natës në jug dhe perëndim të vendit, ndërsa shumë pak reshje shiu priten në veri, lindje dhe disa vise në pjesën qendrore të Kosovës. Gjatë ditës e sidomos pasdite në shumë vise do të ketë intervale të kohore me diell, ndërsa reshjet mbesin të izoluara.Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira e intervale të shkurtra kohore me diell në disa zona. Parashihen reshje të herëpashershme, lokale shiu, më intensive në lindje të vendit. Reshjet më intensive nesër herët në mëngjes parashihen në Maqedoninë Veriore, ndërsa reshje shumë të pakta parashihen në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.

Nga e mërkura na pret mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta, intervale kohore me diell dhe reshje e rrebeshe lokale shiu ku në disa zona mund të ketë edhe shkarkesa atmosferike ose vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale, sidomos të enjten dhe të premten, ndërsa për fundjavë do të rifillojnë rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi dhe me këtë nënkuptojmë rritje graduale të temperaturave dhe reshje të pakta lokale shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zbulohen edhe 47 persona të përfshirë në fajde