Tomë Gashi: Rugova s’i ka ngu hiç amerikanët në ’98-ën, s’është veç Kurti

Avokati Tomë Gashi deklaroi se nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale.

Teksa avokati po tregonte përpjeken e mëhershme për zhbërjen e Speciales, përmendi edhe ambasadorin amerikan që e kishte cilësuar si “natën më të rrezikshme”.

E këtu, dikush nga paneli i tha se VV-ja nuk i pyesin amerikanët.

Avokati Gashi tha se edhe Ibrahim Rugova nuk i kishte dëgjuar amerikanët.

“Mirë që nuk i pyesin, pse mi pyet amerikanët për gjithçka, u kan një president historik që e ka pas emrin Ibrahim Rugova edhe nuk i ka ngu hiç amerikanët në vitin 1998, dmth me dal në votime kur Serbia i ka organizu. Nuk është Albin Kurti i vetmi që faktikisht, kur na kemi interesa me ruajt shtetësinë e Kosovës, as amerikanët e as indianët nuk duhet me i ngu. Duhet me ngu veç vetëveten me forca tona”, tha ai në Pressing.

“Edhe amerikanëve me i thanë kaniherë jo nuk bahet nami bre, bile të respektojnë pak ma shumë”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Protestuesit në Prishtinë ia vënë "flakën" Qeverisë