Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot na pret mot mjaft i nxehtë veror. Parashihen intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Zhvillimet do të jenë tipike verore dhe do të jenë të izoluara, por në ato zona ku ndodhin mund të jenë të fuqishme. Temperaturat maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, por jo tërësisht stabil. Përpos intervaleve kohore me diell parashihen edhe vranësira dhe zhvillime të stuhive të izoluara kalimtare me vetëtima dhe bubullimë.

Kulminacioni i të nxehtit afrikan parashihet të jetë të premtën dhe sidomos të shtunën kur temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celsius në shumë vise të territoreve tona. Në disa vise parashihen stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, pra na pret mot shumë i nxehtë por jo tërësisht stabil. Të dielën destabilizim i përgjithshëm i motit dhe ulje e temperaturave./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Si do të shiten derivatet nga tetori, vendimi i Ministrisë vlen deri në fund të muajit