“Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë mentalitetin kampion” – Zhaklin Lekatari mbështet Meritonin

Mesazhe të shumta nga familjarë, mbështetës dhe personazhe të njohur kanë marrë dje banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, BBVA3.

Meritoni është surprizuar nga ish-opinionistja e sezonit të dytë të BBV, Zhaklin Lekatari, e cila ka treguar mbështetjen e saj për banorin.

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë mentalitetin kampion.”

Meritoni ia ktheu duke i thënë “Të kam xhan, të përshëndes shumë. Je shembull i një gruaje, vajze, të përqafoj dhe të kam shumë xhan…”.

Lexo edhe:  Adri e Iliriana debatojnë me Blerandon: Mos bo stila ki kujdes si shprehesh