Aktorja e njohur puth në buzë Marina Vjollcën

Mbrëmjen e djeshme të ftuarit në “Zemër Luana” kanë qenë Marina Vjollca dhe kasti i Klanifornias: Rudina Dembacaj, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Jul Deda dhe Andrea Vesho. Asnjëri prej tyre nuk u ka shpëtuar pyetjeve dhe sfidave pikante në spektaklin e argëtimit.

Një prej sfidave ishte ajo e improvizimeve në aktrim dhe situata e Cubit ishte mjaft pikante, ajo duhej të ishte në një kafe por një vajzë po e ngacmonte. Vajza misterioze në këtë moment improvizimi zgjodhi të jetë Marina Vjollca dhe në këtë moment Cubi filloi aktrimin dhe e papritura ndodhi!

Gjatë aktrimit Cubi ngrihet në këmbë dhe i shkon Marinës dhe e puth në buzë, moment ky që shkaktoi të qeshura dhe brohërima në skenë, si edhe Luana shkon drejt vajzave për t’i kërkuar llogari duke qeshur se çfarë i bëri motrës së saj, Marinës.

Lexo edhe:  Zbardhen detaje të reja për gjuajtjen me armë