Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot relativisht i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë të dobët shiu ose fjollë kalimtare bore.

Temperaturat parashihet të lëvizin nga -2 deri në 14 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rigë shiu ose ndonjë fjollë bore. Temperaturat shënojnë ulje.

Vranësira nga Mesdheu vijnë përsëri për fundjavë, me reshje kalimtare shiu, erëra jugore dhe rritje të temperaturave. Rritja e temperaturave do të ndjehet sidomos të dielën kur priten intervale më të gjata kohore me diell.

Në fillim të javës së re parashihet të kemi reshje të reja shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Enver Sekiraqa ka qenë frikacak, nuk ka pas guxim mi dalë përballë Triumfit”