Thyhet vetura e shkrimtarit nga Skenderaj: Kujdes, mos leni çanta e para në veturë

Kohëve të fundit janë raportuar shumë raste rreth vjedhjeve të mërgimtarëve, posaçërisht në veturat e tyre. Shkrimtari nga Polaci i Skenderajt, Halil Xani, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që të kenë kujdes gjatë qëndrimit në Kosovë, pasi ka persona që pushimet ua bëjnë me gjak.

“Bashkatdhetarë të dashur, ju që mezi pritni kohën e pushimeve, ju që gjithë vitin kurseni për një pushim në vendlindje, KUJDES, se ka „vëllezër“ që me padurim e presin ardhjen tuaj, që pushimin t‘ua bëjnë „me gjak“, a me zehër, siç thotë populli” thotë ai.

Xani tregon një rast të kushëririt të tij, Xhevat Xani, i cili kishte ardhur për pushime ku me ç’rast ia thyen veturën dhe ia morën: 4 valixhe me veshëmbathje, barna, aparatin e frymëmarrjes dhe gjithcka që kishte pasur në makinë, pas kësaj ai e ndërpreu pushimin dhe u kthye në Gjermani.

“Kusheririt Xhevat Zani (Xani) që erdhi për pushime i kushtoi bukur shtrenjtë darka në një restorant në Milloshevë. Mė 13 të këtij muaji, rreth orës 21.00, ia thyen veturën dhe ia morën gjithçka që pati në të: 4 valixhe me veshëmbathje, barnat, aparatin e frymëmarrjes, e çka jo.

Pasi u end nga servisi në servis për ta rregulluar veturën e pasi bleu rroba e barna tjera, e ndërpreu pushimin dhe sot po kthehet për në Gjermani” shkroi ai.

Lexo edhe:  Momenti fatal, kamioni kalon në korsinë e kundërt dhe lë 6 të vdekur në Turqi