Ministria e Financave del me njoftim të rëndësishëm për ekzekutimin e pagesave

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe pensionale.

Sipas një njoftimi të Ministrisë, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të pranojnë sot pagesat e skemave sociale dhe pensionale për muajin korrik.

Sipas Ministrisë së Financave, datat për pagesa janë si në vijim:

Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji;

Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;

Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji;

Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.

Lexo edhe:  Edhe burrat përjetojnë dhunë: Por përse nuk e raportojnë