Thyhen skelet, lëndohen dy të rinj në vendin e punës në Prishtinë – prangoset pronari i kompanisë

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Suharekë.

Nuk janë të rralla rastet kur persona të cilët kryejnë kryesisht punë fizike, pësojnë lëndime trupore gjatë kohës që ndodhen në vendet e tyre të punës. Si pasojë e kësaj ata dërgohen me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku dy të rinj kanë pësuar lëndime në vendin e tyre të punës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se dy të lënduar janë dërguar atje dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë Policia të cilët kanë shoqëruar në stacion policor pronarin e kompanisë. Sipas Inspektoratit, të gjithë punëtorët janë të pajisur me pajisjet mbrojtëse që nevojiten për punë, mirëpo rasti ka ndodhur për shkak të thyerjes së skeleve ku po punonin viktimat.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

Lexo edhe:  Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M”