Grenelli kritikon Kurtin: Ke shkatërruar lidhjen SHBA–Kosovë

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar se i “ka shkatërruar marrëdhëniet SHBA – Kosovë”.

Grenell ka reaguar pas trazirave në veri të premten. Kurti në një postim në T]itter ka thënë se “se është e drejtë e të zgjedhurve në zgjedhje demokratike për të shkuar në zyrë pa kërcënime apo rreziqe”.

“SHBA-ja përkrah ata që beson se po bëjnë përparim drejt vlerave perëndimore. T’i ke shkatërruar lidhjen e fortë mes SHBA dhe Kosovës”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke thënë se “Kurti është lideri i parë i Kosovës që është kritikuar si nga demokratët ashtu edhe republikanët”.

Grenell po ashtu ka thënë se “është shqetësuese heshtja e presidentes Vjosa Osmani”. Ndërsa ai, si edhe disa herë në të kaluarën, ka bërë thirrje për kthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lexo edhe:  Djali ushtron dhunë ndaj babait, e lëndon veten dhe del me thikë në qytet, Policia arrin ta arrestojë