Therrje me thikë në Mitrovicë, policia po e kërkon dorasin

Para pak çastesh një person është therr me thikë në qendër të qytetit.

Dorasi ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes, merr vesh “Jepi zë”.

Policia duke përfshirë edhe zyrtarët policorë me biçikleta janë duke e kërkuar dorasin nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga kërkim i policëve në rrugën “Nexhip Dragaj”.

Lexo edhe:  Hajnat e bëjnë qyl banesën e familjes Mustafa në Prishtinë, vjedhin gjysmë kg stoli ari dhe 7 mijë euro