Gjendet pas 2 muajsh trupi i një mitrovicasi që ra në një lum në Shqipëri

Trupi i një 65-vjeçari, që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte para dy muajve, është gjetur i pajetë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H.S. 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi, raporton Tch.

65-vjeçari kishte rënë në lum në dhejtorin e vitit të kaluar, ku edhe një kontigjent i FSK-së ishte nisur për në kërkim të tij.

Në operacionin e kërkimit ishin angazhuar edhe polumbarët (zhytësit) e RENEA-s.

Lexo edhe:  Nis ceremonia e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje në Ferizaj